KF Shkëndija shpallet për herë të pestë kampione e Maqedonisë së Veriut, duke u ngjitur sërish në majën e futbollit dhe duke dëshmuar se suksesi është rezultat i përkushtimit, vizionit dhe dashurisë së palëkundur për sportin dhe shoqërinë.
Ky është një sukses që na bën krenarë të gjithëve, nga futbollistët që luftojnë me zemër për çdo top, te trajnerët që udhëheqin me mençuri e profesionalizëm, te drejtuesit që besojnë dhe investojnë me vizion, e deri te tifozët e jashtëzakonshëm që janë gjithmonë aty, lojtari i dymbëdhjetë i pandalshëm.
Koalicioni VLEN shpreh urimet më të përzemërta për këtë titull të merituar. KF Shkëndija nuk është vetëm një klub futbolli, është simbol i përpjekjes, unitetit dhe krenarisë shqiptare. Suksese të tilla janë frymëzim për brezat e rinj dhe dëshmi se me punë, besim dhe dashuri për atë që bën, mund të arrihen majat.
Urime kampionëve tanë! Urime KF Shkëndija!