Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) më shumë se dy dekada e përdorë gënjeshtrën dhe manipulimin si armën e saj më të fuqishme për të
mbajtur pushtetin. Ajo është përgjegjëse për shpërnguljen e mbi 250 mijë shqiptarëve nga vatrat e tyre. BDI, pas 22 vjetësh në pushtet, ende sillet si të mos ketë përgjegjësi për brezat e humbur. Falë kësaj partie, fëmijët shqiptarë në Veles nuk
dinë të shkruajnë dhe lexojnë në gjuhën e tyre amtare. Në të njëjtën kohë, ata i dhanë nënshtetësi politikanit ukrainas të sanksionuar, Aleksandar Onishçenko, ndërsa mijëra shqiptarë, të lindur në Maqedoninë e Veriut, vazhdojnë të jenë pa shtetësi. BDI po ashtu është përgjegjëse për përpjekjen e politikanit të sanksionuar prorus nga Mali i Zi, Daka Davidoviç, për të krijuar “pashallëk” me bizneset e tij në Tetovë. Nuk harrojmë se kjo parti ishte ideator dhe promotor i projektit “Ballkani i Hapur” së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke vënë në margjinat interesat e
shqiptarëve. Të njëjtit, përmes ministrit Bujar Osmani, e sollën Sergej Lavrovin në Shkup dhe e poshtëruan Kosovën me planin 9-pikësh. Këto lëvizje të pabesa nuk duhet të harrohen.
Propaganda e BDI-së ka kaluar çdo kufi, por qytetarët në zgjedhje qartë dhan porosinë se është koha për ndryshime. Ata i dhanë dënimin e
merituar kësaj partie të korruptuar, e cila me dekada ka mashtruar popullin.
VLEN mbetet e përkushtuar në luftën për një të ardhme që do të jetë e drejtë, transparente dhe pa manipulime dhe marrëveshje të errëta. Ne
ofrojmë shpresë dhe zgjidhje, jo premtime boshe.