VLEN me hisen shqiptare në Qeveri, cilat ministri po kalkulohen?!

Deri në fund javë pritet të kristalizohen qëndrimet e dy kampeve plitike VMRO-DPMNE dhe VLEN për ndarjen e pushtetit të ri, shkruan INA.

Marketing

Sot sipas lajmërimeve të vetë partive do të nisin të grupet e punës për konkretizimin e programit qeveritar. Siç merret vesh nga burime partiake programi qeveritar me fokus investimet në komunat shqiptare, kjo do të jetë faza e parë e bisedimeve.

Pas harmozimit të plotë të programit do nisin bisedimet e grupeve të punës për ndarjen e posteve ministrore dhe ndarjen posteve të eshalonit të dytë dhe tretë, atë të të zëvendësministrave dhe të drejtorive. Varësisht nga dinamika e bisedimeve partitë e VLEN mund të ndërrojnë emrat e grupeve punuese deri në takimin e radhës të liderëve plitik mes dyja kampeve takim ky që do të dizajnojë përbërjen e plotë qeveritare. Sipas zotimeve të partive plitike shqiptare VLEN do të merr hisen shqiptare për të udhëhequr me kompetenca të plota sektorë të cakuar qeveritar.

“Sa i përket programit do të qartësohet rrëgëtimi i Qeverisë së re drejt integrimit të plotë në BE, së pari, së dyti programi ekonomik do të precizohet me fokus kryesor investimet dhe zhvillimin e komunave shqiptare. Së treti nga programi social do të harmonizohen premtimet tona elektorale me ato të VMRO-së dhe më pas do të kemi bisedime për ndarjen e resorëve ministror ku VLEN do të merr hisen e shqiptarëve denjësisht dhe me kompetenca të plota profeionale për të qeverisur”, thonë nga VLEN.

Ndryshe siç është folur në koluaret partiake sa i përket ministrive VLEN synon Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë, Bujqësisë, Kulturës, Drejtësisë dhe të Transportit pa mos e përjashtuar as Ministrinë e Punëve të Brendshme.