VLEN merr një nga institucionet që nuk është udhëhequr asnjëherë nga shqiptarët

Bisedimet mes VLEN dhe VMRO për qeverinë e re janë drejt përfundimit.

Marketing

Grupet e punës kanë arritur të finalizojnë programin e përbashkët qeveritar dhe ndarjen e dikastereve me të cilat do të udhëheqin partnerët e koalicionit qeveritar.

Nga burime të afërta të koalicionit për INA, mësohet se përveç drejtorive tjera të rëndësishme si MEPSO, Rrugët e Maqedonisë, Posta, VLEN do të udhëheq edhe me një institucion në krye të sëcilit nuk ka qenë asnjëherë një shqiptar.

Bëhet fjalë për Drejtorinë e Intelegjencës Financiare do ti takojë koalicionit VLEN, me anë të së cilës do të luftojnë krimin financiar dhe korrupsionin.

Ditëve në vijim pritet të zbardhet e tërë marrëveshja mes VMRO dhe VLEN.(INA)

Marketing