VLEN: Minçev dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre

Minçev dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre. Nuk jetojmë në vitin 1997, e as që janë faktor kyç në Qeveri. Përkundrazi! Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM.

Marketing

Politikë ditore nga “balansuesi” bëjnë pikërisht Minçev dhe Dimitrievski, të cilët mendojnë se doktrina e tyre anti-shqiptare do t’i bëjë një parti të madhe. Në vend që të gjuajnë me qorrfishekë, ata duhet të mësojnë qëndrimin e VLEN-it.

Ne mendojmë se “balansuesi” është një zgjidhje jo funksionale që është bërë objekt i keqpërdorimit nga ana e maqedonasve, të cilët për t’u punësuar në administratën publike deklarohen shqiptarë.

Prandaj, është e domosdoshme një Ligj për përfaqësimin e drejtë i cili do të mundësojë që shqiptarët të jenë pjesë e të gjitha institucioneve në bazë të cilësisë, integritetit dhe profesionalizmit.

Marketing