VLEN ndal deformimin e shënimit të MO-së përmes koncerteve banale të Grubit, bën institucionalizimin e kësaj date, me aktivitete serioze dhe me peshë politike!  

VLEN ndal deformimin e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit përmes koncerteve banale të Grubit, dhe bën institucionalizimin e kësaj date, me aktivitete serioze dhe me peshë politike!

Marketing

BDI po përpiqen në mënyrë të ulët të keqinformojnë dhe manipulojnë qytetarët shqiptarë në lidhje me buxhetin për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Për të qenë të qartë për të gjithë qytetarët dhe për të shmangur çdo keqinformim apo manipulim: organizimi i manifestimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit fillimisht ishte përgjegjësi e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, më pas kaloi në përgjegësi të Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, ndërsa këtë vit, ky manifestim i rëndësishëm është përfshirë në programin qeveritar, dhe koordinator i këtij manifestimi është Zëvendëskryeministri i Parë, z. Izet Mexhiti.

Për shkak se funksionarët e BDI buxhetin e kanë harxhuar duke drekuar e darkuar nëpër restorante të shtrenjta, organizimi për shënimin e kësaj ngjarjeje historike në vendin tone, mbulohet tërësisht nga buxheti i Sekretariatit gjeneral pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pra, po bëjmë institucionalizimin e kësaj ngjarjeje në kuadër të Qeverisë së RMV.

Në politikë nuk janë gjithmonë të rëndësishme mjetet financiare, por idetë, vullneti, përkushtimi. VLEN pa harxhime po organizon seancë solemne qeveritare vetëm për një arsye të vetme, SHËNIMI I 13 GUSHTIT DITËS SË NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT, i cili do të udhëhiqet nga kryeministri Mickoski dhe zv. kryeministri i parë Mexhiti. Ky është hap cilësor.

Ditëve në vijim do të dalim me agjendën e plotë të aktiviteteve.

Ngjarjet dhe datat që janë të rëndësishme për shqiptarët kemi për qëllim t’i institucionalizojmë dhe jo t’i partizojmë. Rrjedhimisht, jemi kundër çdo tentative për përçarje dhe keqinformimi të shqiptarëve.

Marketing