BDI-ja opozitare në vend se të punojë për reformim të saj, ata merren me shpërndarjen e lajmeve të rreme. Por, e gjithë kjo punë e tyre e brendshme e cila saktë tregon që ata e kanë humbur në tërësi kredibilitetin të flasin për dhe në emër të shqiptarëve.
BDI-ja opozitare e ka të garantuar me Kushtetutë të drejtën e tubimit për ta inkurajuar anëtarësinë. Por, Koalicioni VLEN nuk do të lejojë që BDI përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve të tentoj të krijojë pakënaqësi tek shqiptarët.
Pasi që, ne e dimë për çfarë arsye po mundohen t’i shesin këto tregime për gjoja legjitimitetin dhe përfaqësimin e kërcënuar të shqiptarëve në institucione.
Këtë e bëjnë sepse duan t’i fshehin gjurmët e mëkateve të tyre. Por, ne jemi këtu për ta fol të vërtetën.
Ne si Koalicioni VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte ta shfrytëzoj tubimin partiak në Gostivar, dhe t’i përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickovskit të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të Koalicionit VLEN, me katër ministri, pa kryeparlamentar, bashkë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm do të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetar komunash në Strugë dhe Kërçovë?
BDI e ka obligim të përgjigjet se a dëshiron që shqiptarët ti vendos si mbrojtës për t’I shpëtu ish funksionarët e korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre?