Në vend që të ishte një ngjarje solemne kushtuar fëmijëve, inaugurimi i kopshtit të ri në Matejç-Likovë u përdor si platformë për promovim politik nga BDI-ja. Kjo ceremoni, e cila duhej të shënonte një hap përpara në përkujdesjen ndaj më të vegjëlve, u devijua në një aktivitet partiak, duke shkelur parimet e neutralitetit dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.
BDI-ja, në mungesë të projekteve konkrete, po mundohet të përvetësojë suksese që janë rezultat i punës së qeverisë VLEN. Deri tani, nuk kanë ofruar asnjë iniciativë të re, ndërsa tani përpiqen të atribuojnë për vete investime që nuk janë produkt i tyre.
Nëse BDI-ja e konsideron këtë projekt si arritjen e saj, atëherë pse nuk ftuan ish-ministren përgjegjëse nga partneri i tyre i koalicionit? Kjo tregon qartë se përpjekjet për të marrë merita janë të pabaza dhe pa asnjë legjitimitet.
Qytetarët e dinë realitetin dhe janë dëshmitarë të ndryshimeve pozitive që po sjell qeveria VLEN. Ne mbetemi të përkushtuar për të përmirësuar mirëqenien e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve, pa u përfshirë në keqpërdorime politike apo manipulime të ulëta.