Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që me paratë tona blenë për vete qendrën tregtare Soravia, ejani ne zgjedhje!
Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që na helmonin me mazut kancerogjen, ejani në zgjedhje!
Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që shpëtuan Gruevskin e Mijallkovin nga burgu, ejani ne zgjedhje!
Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ministra që luajnë futboll nëpër zyra e institucione, ejani në zgjedhje!
Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që legalizuan kumarin dhe e futën në çdo familje shqiptare, ejani në zgjedhje!
Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që lejuan trafikun e drogës përmes fabrikave të marihuanës, ejani në zgjedhje!
Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë njerëz nga Lista e zezë amerikane, ejani në zgjedhje!
Ne nuk i frikohemi vullnetit të popullit. Populli kërkon përgjegjësi për hajnat, dhe përgjegjësi do të ketë!