VLEN njofton: Kemi zëvendësdrejtor në ASK, institucion që parashihet të bashkohet me Agjencinë për Zbulim

Në reagimin ndaj BDI-së, koalicioni VLEN ka bërë të ditur se Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të bashkohet me Agjencinë e Intelegjencës.

Marketing

Siç bëhet e ditur në reagim, në planin e reformës, parashihet që VLEN-it t’i takojë posti Zëvendësdrejtor në ASK.

Gjithashtu bëhet e ditur se VLEN do të bartë edhe postin e zëvendësdrejtorit të Agjncisë për Zbulim.

“Koalicioni VLEN ka zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet me Agjencinë e Inteligjencës. Pas kësaj reforme, propozimi i koalicionit VLEN për zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare do të jetë zëvendës edhe në shërbimin e integruar të inteligjencës.

Ështe e vërtete, qe Agjencia për zbulim ka pas zëvendësdrejtor shqiptar qe nga viti 2001, por poashtu është e vërtete qe ne vitin 2013 ishit JU qe ndërruat sistematizimin e Agjencisë ku u zhduk posti i zëvendësdrejtorit. Qe nga ai vit shqiptaret nuk kane pasur zëvendësdrejtor, sistematizim që e votuat ju në mbledhje te qeverise, duke mos ditur se çfare keni bë. Posti i zëvendësdrejtorit u rikthye ne vitin 2021, por qe nga ai vit cilin pozite e kishit JU (BDI)? ASNJËRIN!

Pozitën e zëvendësdrejtorit te Agjencisë, shqiptar, do e riktheje VLEN!”, thuhet mes tjerash në reagim.