VLEN për Sigurinë – 10% Më Shumë për Çdo Punonjës të MPB!

Një ditë e rëndësishme për policinë! Pjesëtarët e MPB-së sot morën paga më të larta, me një rritje prej 10%, një hap konkret drejt vlerësimit të punës dhe sakrificës së tyre.

Marketing

Siguria dhe rendi varen nga njerëz që çdo ditë përballen me sfida të mëdha, ndaj është e domosdoshme që përkushtimi i tyre të shpërblehet siç e meritojnë. Kjo rritje është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë për të forcuar pozitën dhe dinjitetin e policisë.

Angazhimi për kushte më të mira dhe mbështetje më të madhe do të vazhdojë, me synimin për një polici më të motivuar dhe më të fuqishme në shërbim të qytetarëve.