VLEN përkushtohet për cilësi më të mirë në arsim dhe kushte më të mira për nxënësit e studentët

VLEN përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, pasi ne vlerësojmë që
hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror është arsimi, në fakt për
ne ky është faktori kryesor për krijimin e një perspektive të re e
produktive. Për vitin 2025 Qeveria ka vendosur rritje të hatashme të
buxhetit për arsim si asnjëherë më parë. Pra, po flasim për një buxhet
që do të arrijë vlerën e 38 miliardë denarë. VLEN ka rritur buxhetin për
arsim në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon seriozitetin dhe
angazhimin e VLEN-it për fushën më delikate atë të arsimit që ishte në
letargji totale.
Me krenari, kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë informojmë publikun e
gjerë që VLEN ka rritur edhe buxhetin për Universitetin e Tetovës, ku
gjatë vitit 2025 janë paraparë 18 milionë euro, derisa buxheti i po të
njëjtit universitet gjatë vitit 2024 ishte 12 milionë euro. Pra, kemi
rritje për 6 milionë euro për këtë vit. Ky pra është ndryshimi nga plani
në terren.
Përgjegjësia jonë nuk përfundon me kaq, sepse qasja jonë nuk është
selektive e as e përgjysmuar, ne kujdesemi për universitetet tona
publike me shumë kujdes sepse e dimë edhe historikun e themelimit të
tyre. Prandaj, ngjashëm sikurse për Universitetin e Tetovës që ndamë
buxhet shumëfish më të lartë sesa vitet paraprake. Edhe për
Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro.
Të nderuar qytetar,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2025 përgatiti rritjen e
cilësisë së mësimdhënies, përmes përmirësimit të infrastrukturës
arsimore, reformës së sistemit të financimit përmes granteve dhe
sigurimin e cilësisë dhe efektivitetit në arsimin e lartë në përputhje
me praktikat e mira evropiane.
Koalicioni VLEN përkushtohet me përgjegjësi të lartë edhe për arsimin e
mesëm ku kemi paraparë rritje të buxhetit në vitin 2025 deri në 29
milionë euro. Duke rritur edhe pagat e mësimdhënësve si në arsimin
fillor ngjashëm edhe në atë të mesëm. Qeveria jonë do të vazhdojë të
angazhohet të bëjë rikonstruksionin e shkollave fillore dhe ndërtimin e
sallave sportive në shkollat fillore.
Gjithashtu, gjatë këtij viti jemi të vendosur që të angazhohemi në
përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, duke i përmirësuar
kushtet në konviktet studentore. Qeveria ka paraparë rritje të madhe të
fondeve buxhetore të planifikuara për Rehabilitimin Energjetik të
konvikteve, ku buxheti i projektuar për vitin e ardhshëm fiskal është
gjashtë milionë euro pa përmendur ndërtimin e kampusit.
VLEN përkushtohet për qeverisje të mirë, cilësi më të mirë në arsim,
kushte më të mira për nxënësit e studentët tanë. Sepse, këta janë aset
kombëtar i këtij vendi prandaj edhe si të tillë duhet t’i trajtojmë.
VLEN është e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nxënësit e
studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit e rajonit.

Marketing