VLEN përmbush premtimet e dhëna, Bixhozi larg shtëpive!

Një nga premtimet tona parazgjedhore ishte se do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të trajtuar një nga dukuritë më negative shoqërore – bixhozin.

Marketing

VLEN ka një PLAN për të trajtuar pasojat e dëmshme të lojërave të fatit, dhe ai tashmë ka filluar të zbatohet, ashtu siç kemi premtuar.

Hapi i parë i këtij plani është largimi i lojërave të fatit nga shtëpitë. Falë vendimeve të gabuara, të papërgjegjshme dhe korruptive të ministrave të BDI-së, përmes hapjes së tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet, lojërat e fatit përmes pajisjeve mobile dhe kompjuterëve hynë në shtëpi, duke i bërë të rinjtë një objektiv edhe më të lehtë për këtë dukuri jashtëzakonisht devijuese.
Për këtë arsye, paraqitëm Kërkesë për interpretim autentik të nenit 7 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, me qëllim që të marrim një interpretim të saktë nëse vendimi i Qeverisë së mëparshme dhe drejtuesve të Lotarisë Shtetërore për lojërat e fatit në internet ka bazë ligjore.

Interpretimi autentik është miratuar nga shumica e deputetëve dhe parashikon që lojërat e fatit në internet mund të organizohen vetëm mbi bazën e një licence të vlefshme.

Duke marrë parasysh se të gjitha kompanitë që në kohën e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit morën pjesë në thirrjen publike dhe u zgjodhën për të organizuar lojëra të fatit në internet nuk kanë licenca, kjo do të thotë se menjëherë dhe pa vonesë do të largojmë lojërat e fatit si një e keqe shoqërore nga shtëpitë e qytetarëve tanë.

Pika tjetër e planit për trajtimin e pasojave të dëmshme të lojërave të fatit është inicimi i procedurave të përshtatshme gjyqësore për të vërtetuar abuzimin me pozitën dhe autoritetin zyrtar nga të gjithë ata që kanë marrë vendime të paligjshme lidhur me organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të fatit.

Përfundimisht, tashmë jemi duke punuar dhe brenda një afati të arsyeshëm, Qeveria do t’i propozojë Kuvendit një ligj të ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, i cili do të përmbajë një sërë dispozitash me të cilat jemi të sigurt se numri i objekteve ekzistuese për lojërat e fatit do të zvogëlohet të paktën përgjysmë.

Brenda koalicionit qeverisës ekziston vullnet politik që ky plan të realizohet plotësisht. Kalojmë në veprim!