VLEN: Po sjellim modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar! Me ne, komunat tona po lulëzojnë

Koalicioni VLEN tha se po sjellin modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për qytetarët dhe shtoi se, po i ndryshojnë komunat. VLEN tha se janë bërë investime në komunën e Gostivarit dhe Tetovës që siç tha, këto investime janë pjesë e një strategjie të koalicionit VLEN, ku infrastruktura dhe mjedisi i pastër shihen si shtyllat kryesore për zhvillimin afatgjatë të komunave

Marketing

“Koalicioni VLEN po ndryshon faqen e komunave tona! Me projekte të mëdha, vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur, po sjellim modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar. Ky është vetëm fillimi i një të ardhmeje më të ndritur!

Komuna e Gostivarit po bëhet pjesë e një vizioni më të gjerë për një jetë moderne dhe cilësore. Një nga projektet kryesore është ndarja e mbi 161 milionë denarëve për vitin 2025, të destinuara për rikonstruksionin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Ky investim është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë, funksionalitetit dhe cilësisë së jetës në komunë, duke kontribuar në ndërtimin e një mjedisi urban të denjë për qytetarët.

Përveç investimeve në rrugë, vëmendje e madhe do t’i kushtohet ruajtjes së mjedisit dhe përmirësimit të infrastrukturës bazë. Komunës së Gostivarit do t’i sigurohen mjete për selektimin dhe transportimin e mbetjeve, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm. Po ashtu, projektet për ndërtimin e kolektorëve fekalë, kanalizimeve, rezervuarëve të ujit dhe linjave të reja të furnizimit me ujë janë dëshmi e përkushtimit tonë për menaxhimin efikas të resurseve jetike.

Por kjo nuk është e tëra. Në Tetovë, totali i investimeve që planifikohen arrin në 332 milionë denarë, dhe përfshin këto projekte si rikonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Poroj – 25 milionë denarë (financuar nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor). Vendosja e gardhit mbrojtës në lumin Shkumbin (në pjesën e papërfunduar) – 9 milionë denarë (nga buxheti i Ministrisë). Rikonstruktimi i tubacionit kryesor të ujësjellësit për furnizimin me ujë nga Kodra e Diellit në Tetovë – 65.5 milionë denarë nga totali prej 140.7 milionë denarë (nga fondet e huas së Bankës Evropiane për Investime). Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit për lagjen “Vonvardarska” – 15 milionë denarë (nga fondet për dotacione kapitale të Ministrisë), si dhe shumë projekte tjera me rëndësi jetike për qytetarët.

Këto investime janë pjesë e një strategjie të koalicionit VLEN, ku infrastruktura dhe mjedisi i pastër shihen si shtyllat kryesore për zhvillimin afatgjatë të komunave.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është vetëm një prioritet i ditës së sotme, por një angazhim për të ndërtuar një të ardhme më të mire”, thotë VLEN.

Marketing