VLEN: Qasja e Blerim Bexhetit, dëshmi se BDI mbetet një parti që udhëhiqet nga interesa kriminale

Blerim Bexheti edhe një herë e demonstron paaftësinë e BDI-së për t’u distancuar nga e kaluara e saj kriminale. Qasja e Blerim Bexhetit është një dëshmi se BDI mbetet një parti që udhëhiqet nga interesa kriminale.

Marketing

Në vend që të ofrojë një vizion të ri për opozitën, Bexheti vazhdon me politikat e vjetra dhe të komprometuara.

Blerim Bexheti, si trashëgimtar i politikës “A la Artançe”, përdor të njëjtën retorik që e çoi BDI-në drejt izolimit ndërkombëtar. Në vend që të tregojë përgjegjësi dhe të ofrojë zgjidhje konstruktive, ai luan me aluzione të rrezikshme ndaj grupeve kriminale, çka është e papërgjegjshme dhe e papranueshme.

Nuk duhet harruar historia e tij personale. Bexheti u arrestua gjatë një takimi me qarqe kriminale të lidhura me aktivitete të paligjshme; ai ishte bashkëpunëtor dhe ruajtës i “fletoreve” të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

Publiku meriton përgjigje për telegramin e tretë tashmë publik të Nikolla Gruevskit, dërguar nga Budapesti, që supozohet të ketë qenë i adresuar dhe të ketë lidhje pikërisht me Blerim Bexhetin.
Pyetja që duhet t’i përgjigjet Blerim Bexheti është: çfarë i detyrohen Gruevskit ai vetë, Ali Ahmeti, Bujar Osmani dhe Talat Xhaferi? Pa një përgjigje për këtë pyetje, të gjithëve na mbetet e qartë dilema për dyshimet serioze mbi marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe rolin e BDI-së në lojërat politike dhe kriminale të errëta të së kaluarës.

Sot, në vend që të shfrytëzojë mundësinë për transformim politik, ai vazhdon me të njëjtat praktika që shkatërruan besueshmërinë e BDI-së.

Për VLEN, qasja e tillë është e dëmshme për skenën politike dhe shoqërinë. Opozita duhet të jetë shembull i transparencës, moralit dhe konstruktivitetit, dhe jo të përsërisë të njëjtat gabime që çuan pushtetin e BDI-së drejt fundit.

Marketing