Shëndetësia si hallka më e rëndësishme e funksionimit të një shteti në vendin tonë kishte kohë që kishte çaluar. Sepse, nuk investohej aspak, pra, ishte krijuar një sistem i keq i funksionimit, ku shëndetësia lihej në mjerim e politikanët mjekoheshin jashtë vendit. Kjo praktikë do të marrë fund me qeverisjen e re, Qeverinë VLEN, sepse ne po përkushtohemi të përmirësojmë sistemin e tërë shëndetësor. E kjo gjë nuk bëhet pa buxhet. Prandaj, me vendosmëri të plotë këtë vit kemi ndarë shumëfish buxhet më shumë sesa viteve të kaluara. Institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet më të madh për 100 milionë euro. Me çka buxheti i këtij viti në institucionet publike shëndetësore do të jetë rreth 540 milionë euro. Për ta qartësuar më shumë, nëse vitin e kaluar buxheti ishte diku rreth 27 miliardë denarë, tani është diku rreth 33,2 miliardë denarë ose rreth 540 milionë euro. Nga kjo gjë lirshëm secili qytetarë do ta kuptojë angazhimin tonë me vepra dhe jo me fjalë boshe. Nuk mund të tregohet brengosje e përpjekje për përmirësim të gjendjes nëse vazhdohet me avazin e njëjtë. Ata që pushtetin e kishin bërë shpellë e strehë vepronin me praktikat e njëjta. Si pasojë e kësaj gjetëm një sistem shëndetësor të kolapsuar. Prandaj, ne po ndryshojmë qasjen në veprim. Ne po veprojmë me përgjegjësi të plotë dhe me hapa konkret drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor. Fjalët boshe po ia lëmë opozitës pa vizion e me bagazh korruptiv, punët për qytetarët i kemi marrë ne përsipër. Sepse, vota e tyre për ne është amanet që ne nuk do ta keqpërdorim por do ta përdorim për të mirën e përgjithshme. VLEN dëshmon me vepra konkrete angazhimin në shëndetësi e çdo fushë tjetër.