Nga VLEN kanë reaguar ndaj komentimit të sotëm të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës, në lidhje me ndarjen e resorëve në negociatat mes VLEN dhe VMRO për formim të qeverisë, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se numërimi i resorëve nuk i sjell asgjë të mirë, ndërkaq thonë se falë BDI-së, VMRO-ja sot ka 58 deputetë.
“Ziadin Sela po përpiqet të ndërtojë alibi përpara njerëzve të vet, se pse e huqi anën dhe në vend që të ishte fitues, ngeli me humbësit. Numërimi i resoreve të udhëhequra nga shqiptarët është koncept që nuk ka sjellë asgjë të mirë për kauzën tonë. Përkundrazi, falë korrupsionit politik të regjimit të BDI-së zyrtarët e së cilës i shihnin resoret si mjete për t’u pasuruar në vend që t’u shërbenin qytetarëve, VMRO-DPMNE në këto zgjedhje fitoi 58 deputetë dhe po negocion nga pozita e fituesit absolut në bllokun politik maqedonas. VLEN merr vendim politik jashtëzakonisht të rëndësishëm në Qeverinë e re dhe do të sigurojë një të ardhme të sigurt për popullin shqiptar. Do të udheheq me Kuvendin e RMV-së dhe me 6 resore minstrore dhe ka legjitimitet të plotë nga shqiptarët. Koha e poshtërimeve kombëtare për hir të kënaqjes së ambicieve dhe sedrave personale po merr fund. Kush e kupton tani mirë, kush nuk e kupton do ta kuptojë në zgjedhjet lokale, kur do të dalë në mejdan para votuesve pa keqpërdorime me institucionet e pushtetit ekzekutiv”, thonë nga VLEN.