VLEN: Sikurse në anketa edhe në zgjedhjet lokale do të prijmë para partisë “non grata”

Ndryshimi është këtu! Qytetarët po e ndjejnë atë për çdo ditë, dhe anketat si kjo e sotmja nga Market Vision e dëshmojnë qartë. VLEN është para BDI-së, partisë non grata që ka shkatërruar gjithçka për vite me radhë!

Marketing

Në vetëm gjashtë muaj, me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi, VLEN ka filluar sanimin e dëmeve katastrofale të shkaktuara nga BDI. Ishin muaj të vështirë, por nuk u dorëzuam! Zotimet që ua bëmë shqiptarëve po i kthejmë në realitet.

VLEN po ndërton!* VLEN kujdeset për mirëqenien dhe standardin më të lartë të qytetarëve. Me hapa konkretë, po e lehtësojmë jetën e përditshme të njerëzve, duke sjellë dinjitet dhe shpresë për të ardhmen.

Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që kanë kryer korrupsion dhe krim të organizuar ku rrjedhimisht kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht.

Prandaj, rezultatet e kësaj ankete janë sihariq që BDI do të mposhtet shumë shpejt, shumë keq, shumë rëndë, për herë të dytë.

VLEN me fanatizëm mbron dhe vlerëson besimin e qytetarëve. Besimi i qytetarëve për ne është përgjegjësi që ndërlidhet me angazhimin tonë pa ndalë vetëm që të sjellim ditë më të mira për të gjithë pa dallim.

Marketing