VLEN sjell investime strategjike në infrastrukturën e Komunës së Likovës

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, inspektoi nga afër punimet në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Komunën e Likovës, rikonstruktimin e rrugës Sllupçan – Orizarë.

📌 Të dhënat kryesore për projektin:

Gjatësia: rreth 3 km

Gjerësia: 5 metra

Rikonstruktimi i fundit: në vitet 1998/99

Vlera e investimit: 570.000 €

Burimi i financimit: Thirrja e parë e Qeverisë për komunat, përmes Ministrisë së Transportit.

Ky projekt është dëshmi konkrete se filozofia e qeverisjes së VLEN po kthehet në vepra të prekshme, me fokus në barazi rajonale, zhvillim të qëndrueshëm dhe investime që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

VLEN do të vazhdojë me përkushtim në ndërtimin e infrastrukturës moderne, aty ku për vite me radhë ka munguar vëmendja institucionale. Angazhimi ynë është i qartë: të ndërtojmë më shumë, më mirë dhe më drejt.

Marketing