VLEN: Të humburit e BDI-së me tre presskonferencat e fundit  mund të konkurrojnë në kategorinë e video inserteve më qesharake

Të ngrirë nga frika se mashtrimi i Lotarisë po zbardhet dhe marrëveshjet e turbullta të Artanit dhe Përparimit po dalin në sipërfaqe, ata e
sajuan një ide origjinale – të akuzojnë Izet Mexhitin, Arben Taravarin dhe Koalicionin VLEN për marrëveshjet e tyre të bixhozit.

Marketing

Kjo shtirje në rolin e budallait nuk është parë asnjëherë deri më tani në pluralizmin tonë politik.

Ja edhe faktet:

Vendimi për themelimin e Video Lotarisë Shtetërore – VLT me partnerin CasinosAustria është miratuar në vitin 2013, kur në Qeveri ishin
VMRO-BDI dhe kur koalicioni Gruevski, Mijalkov-Ahmeti lulëzonte. Atëherë zëvendëskryeministër ishte Musa Xhaferi, i cili sot është deputet i BDI-së, derisa ministra ishin Fatmir Besimi dhe Bujar Osmani,të cilët sot janë pjesë e udhëheqësisë më të lartë partiake të BDI-së opozitare.

T’i demaskojmë një nga një sulmet e tyre hipokrite:

Meqenëse BDI-ja me këmbëngulje pretendon se koalicioni VLEN gjoja i’a ka rikthyer monopolin CasinosAustria me një interpretim autentik, atëherë
le të përgjigjen pse për 10 vjet duke e llogaritur nga viti 2013, ata nga pozita e pushtetit nuk kanë ndërmarr as edhe një hap për mënjanimin
e monopolit të njëjtë që tani ata akuzojnë?

Kur tashmë po spekulojnë për një fitim të pretenduar të paligjshëm prej 100 milionë eurosh në vit, a është me të njëjtën logjikë që BDI ka
faturuar gjithsej “1 miliard euro cash” të zeza gjatë kohës që ishte në pushtet?
Pse “të ndershmit” e BDI-së vetëm në vitin 2023 apo 10 vjet pas partneritetit me CasinosAustria u kujtohet të krijojnë një Video Lotari të re Shtetërore me emrin NEW VLT, ku janë Përparim Bajrami, Artin
Spahiu dhe Omer Bunjaku, tre të afërmit e “rastësishëm” në organet drejtuese njerëzit e Artan Grubit?

A ka dhe çfarë lidhje saktësisht ka vendimi për themelimin e New VLT-së me PR konsulentët e huaj në fushatën e BDI-së? A ka paguar Përparim Bajrami 10 milionë euro për platformën e lojërave
të fatit në internet “Mega Win”? Pa përgjigje në këto pyetje, kryesia e korruptuar e BDI-së nuk ka çfarë
të kërkojë nga shqiptarët. Në lidhje me taktikat e tyre duam t’u porosisim si vijon…

Konferencat qesharake për shtyp nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia gjyqësore të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

Marketing