VLEN: ulen çmimet! Familjet kursejnë gati 2.000 denarë në muaj!

Bazuar në të dhënat e LSM – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, shpenzimet për ushqime dhe pije për një familje katëranëtarëshe janë ulur nga 23.427 denarë në shkurt, në 21.280 denarë në prill – një ulje prej 1.947 denarë. Rënia e çmimeve vjen si rezultat i masës për ngrirjen e çmimeve dhe kufizimin e marzhave tregtare, e cila ka qenë në fuqi nga shkurti deri në prill 2025.

Kjo arritje është rezultat i punës së palodhshme të ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi. I cili si kuadër i koalicionit VLEN po udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

Sipas llogaritjeve të LSM-së, shpenzimet për ushqime dhe pije për një familje katëranëtarëshe kanë lëvizur kështu:

Shkurt – 23.427 denarë
Mars – 21.838 denarë
Prill – 21.280 denarë

Sipas LSM-së, nga shkurti deri në prill 2025, shpenzimet për ushqime dhe pije janë ulur me 1.947 denarë. Kjo rënie e shpenzimeve, bashkë me uljen e inflacionit (që në mars ishte 2.7%), tregon qartë suksesin e masës së Qeverisë dhe ndikimin e saj direkt në lehtësimin e kostos së jetesës.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se Qeveria VLEN, që nga fillimi i mandatit, vazhdimisht po punon për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve përmes një sërë masash sociale dhe ekonomike.

Në këtë drejtim, Ministria e Ekonomisë dhe Punës është duke hartuar një model të ri të shportës konsumatore, i cili do të mbështetet në të dhëna reale nga institucionet dhe do të pasqyrojë kostot reale të jetesës së qytetarëve.

VLEN për një jetë më të mirë, më lirë, e me shumë dinjitet!

Marketing