VLEN:BDI dhe LSDM janë të lexuar

Deklarata e Blerim Bexhetit është një konfirmim se sponsorizuesi kryesor
i propozimit të sotëm të LSDM-së është BDI. Ligji i branitellave është
shkruar në Reçicë të Vogël dhe i është dhënë LSDM-së për zbatim me
qëllim të vetëm – të shkaktojë tensione ndëretnike. Opozita maqedonase
dhe shqiptare po tërheqin lëvizje nga frika e ndjekjes penale për
korrupsion politik. Imagjinoni, pas 7 vjetësh në pushtet dhe fuqinë për
të zgjidhur çështjet e hapura, tani në 100 ditët e para vendosën të
abuzojnë me vitin 2001 për të mbrojtur pasurinë e fituar në mënyrë të
paligjshme.
Blerim Bexheti, në vend që të luajë rolin e naivit, le ta pyesë Talat
Xhaferin për procedurat parlamentare, pasi ai udhëhoqi procesin e
krijimit dhe miratimit të kësaj Rregulloreje në mandatin e mëparshëm të
deputetëve. Koalicioni VLEN nuk do të lejojë miratimin e Ligjit të
branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e
statusit të luftëtarëve të UÇK-së. Manipulimet e BDI-së janë të lexuara
dhe askush më nuk bie në kurthet e tyre. Nuk ka ikje nga përgjegjësia!
Kujtojmë se edhe në përbërjen e kaluar parlamentare u votua rendi i
ditës për të njëjtin ligj, i cili hyri në procedurë kuvendore, kur u
shkarkuan edhe ministrat e Aleancës për Shqiptarët. Pra, kjo nuk është
hera e parë që ky ligj hyn në procedurë parlamentare, por rezultati do
të jetë i njëjtë.

Marketing
Marketing