Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, mes Laçit dhe Vllaznisë.
Pavarësisht lojës së bukur dhe ritmit të kënaqur, në fund, të dy skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola.
Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat rivalëve të Teutës dhe Partizanit.
Për sa i përket ndeshjes, shkodranët ishin më kërkues në pjesën e parë, duke prodhuar plot 3 raste të rrezikshme, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës, foli më së shumti për kurbinasit e Duros.