Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shpallur personi më me ndikim në botë për vitin 2022, sipas sondazhit të revistës “Time”.
Me më shumë se 3.3 milionë vota, Zelensky doli i pari me 5% të votave.
Kur forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës, Zelensky një aktor komedie përpara se të zgjidhej President i Ukrainës në vitin 2019, u fut në skenën botërore dhe mblodhi liderët e mëdhenj për të mbështetur Ukrainën.
Zelensky u pasua nga CEO i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk me 3.5% të votave. Vetëm dhjetorin e kaluar, Musk u emërua personi i vitit 2021 nga Time, për jetën në Tokë dhe jashtë saj. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson doli i treti me 3.4% të votave. Në fillim të vitit, Johnson u përball me kritika të mëdha, pasi u publikua lajmi se ai kishte thyer rregullat anticovid pasi organizoi një festë ditëlindjeje në zyrën e tij në Downing Street në qershor të vitit 2020.
Pas Johnson-it, me 3.2% të votave, ishin bluzat e bardha për luftën në vijën e parë kundër COVID-19. Presidenti amerikan Joe Biden doli i pesti me 3.1% të votave. Lista e plotë e 2022 TIME100 do të zbulohet më 23 maj.