“Vlojnë” punësimet në administratë, një muaj para qeverisë teknike!

Një muaj para qeverisë teknike kompania shtetërore EMV ka shpallur konkurs për punësimin e më shumë se 500 punëtorëve. Pagat janë nga 30.000 deri në 60.000 denarë, varësisht nga pozita e ofruar.

Marketing

Kërkohen profile të ndryshme për vende pune, nga inxhinierë, elektricistë, kontabilistë, mirëmbajtës të higjienës e deri te mjeshtër, korrierë, shoferë dhe sekretare për Oslomej, TEC Manastir, S.H.E. “Drini i Zi- Strugë. Por si erdhi nevoja për të gjithë këto punësime pikërisht në prag të zgjedhjeve? Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski punësimet me zgjedhjet nuk lidhen sepse sipas tij ka shumë kohë deri në maj.

“Unë nuk do të thosha se janë punësime parazgjedhore, zgjedhjet janë me 8 maj ndërsa ne jemi në dhjetor. Nuk e di çfarë ka parazgjedhore këtu. E për atë se cila kopani si punon, pyetet menaxhmenti i kompanisë, kështu që pyetjet drejtoni te menaxhmenti. Sigurisht që punësimet janë pjesë e procesit tekniko-teknologjik dhe mbushje e vendeve të zbrazëta”, tha Dimitar Kovaçevski – kryeministër.

Por sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoksi me këto punësime qeveria po tenton që të zbut humbjen.

“Me këtë lloj punësimi ata mendojnë që ta zbusin humbjen dhe do t’i bëjnë probleme VMRO-DPMNE-së. Unë nuk jam kundër punësimeve dhe duhet të punësohen njerëz nëse ka nevojë dhe i inkurajoj institucionet ta bëjnë këtë. Përse nuk u bë kjo para disa muajve ose një viti, konkretisht në ShA EMV por bëhet disa javë para zgjedhjeve”, pohoi Hristijan Mickovski – kryetar i VMRO-DPMNE.

Nga ShA EMV thonë se për tre vjet kanë humbur 1190 punëtorë dhe se punësimi është i domosdoshëm. “Vitin e kaluar, kur u përballëm me krizën energjetike, u ndje një nevojë serioze për punonjës të rinj, veçanërisht në fushën e prodhimit të energjisë elektrike. Nevojat për energji elektrike janë të njëjta dhe prodhimi duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm, të mbetet i besueshëm dhe stabil dhe për këtë duhen ekspertë që do ta bëjnë të mundur”, thuhet në njoftimin e EMV. Ndryshe punësimet janë të ndaluar në periudhën e Qeverisë teknike.