Vlora Çitaku i kërkoi Trump’it të takohet me Thaçin

Mbledhësi i fondeve për presidentin amerikan Donald Trump, Brian Ballard, ka lobuar personalisht te ai në emër të qeverisë së Kosovës gjatë prillit.

Marketing

Ballard kishte folur shkurtimisht me Trump-in për marrëdhëniet me Kosovën dhe e kishte përmendur kërkesën e ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku, që Trump të takohej me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, sipas një dokumenti të Departamentit të Drejtësisë, shkruan Politico.

“Kjo ishte një pjesë e shkurtë e një bisede të shkurtë, por kërkesat për publikim kërkojnë nga ne që ta raportojmë këtë takim të shkurtë”, ka thënë Ballard në një intervistë.

Takimi kishte ndodhur më 20 prill, përderisa Trump po e kalonte javën në Mar-A-Lago.
Prezentë ishin edhe Johnny DeStefano, top ndihmës i Trump-it, Johnny DeStefano, si dhe gjeneral-lejtnanti i pensionuar, Keith Kellog, i cili tani është këshilltar për siguri kombëtare i zëvendëspresidentit, Mike Pence.

Lobuesve që përfaqësojnë qeveri të huaja ose parti politike iu kërkohet me ligj që ta zbulojnë se për kë po lobojnë, për dallim nga ata që i përfaqësojnë interesat e brendshme.

Përderisa anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të administratës shfaqen rregullisht në raportime të tilla, është e pazakontë për një president që ta bëjë këtë. Por Ballard, i cili e kishte hapur një zyre në Uashington pas zgjedhjes së Trump-it, ka ndërtuar një reputacion si njëri nga pak lobuesit që gëzon një raport personal me presidentin.

Marketing