VMRO akuza LSDM-së për gjendjen alarmante në shëndetësi

VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në për politika të gabuara në të gjitha segmentet e shoqërisë, e veçanërisht në sferën e shëndetësisë.

Marketing

Sipas VMRO – së, shëndetësia është në nivel të vdekjes klinike. Çdo ditë na vdesin pacientë nga sëmundje të cilat shtetet bashkëkohore i trajtojnë me terapi të thjeshta apo plotësisht janë çrrënjosur.

“Gjendja është alarmante, ndërsa pushteti nuk po ndërmerr asgjë. Paratë e shëndetësisë në vend që të përfundojnë për përmirësimin e kapaciteteve shëndetësore, shkojnë për furnizime milionëshe për firma të afërta me pushtetin, firma ku pronari është babai, ndërsa vajza drejtor i spitalit dhe firmat të cilat janë themeluar drejtpërdrejt para se të shpallet konkursi. Qytetarët meritojnë shëndetësi moderne dhe efikase. LSDM-ja këtë nuk mund ta mundësojë, LSDM-ja dihet të largohet”,- theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së.