VMRO akuzon ish-ministren e Kulturës për keqpërdorim të parave publike

Mile Lefkov, deputet nga VMRO-DPMNE, ka akuzuar ish-ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska për shpenzimin e parave publike gjatë një vizite në Londër, skandal që ai e quajti “Bisera Antoineta”. “Sot fillojmë me zbardhjen e skandalit ‘Bisera Antoineta”, një varg konferencash për media përmes të cilave do të prezantojmë luksin në të cilin jetoi dhe shërbeu Bisera Kostadinovska Stojçevska, më falni ‘Bisera Antoineta” ministre e Kulturës nga LSD. Në fillim theksojmë se sipas Dekretit është rregulluar që shpenzimet e Ministrisë së Kulturës në nivel mujor të mos kalojnë 60 euro në denarë. Dhe se borxhin duhet ta paguajnë në arkë brenda 7 ditëve pas përfundimit të udhëtimit të punës”, thotë Lefkov.

Marketing

Ai tregon se “Bisera Antoineta” e ka tejkaluar kufirin e lejuar në disa raste dhe ka mbetur në borxhe edhe pas disa muajsh. “Kjo është vetëm një hyrje. Thelbi është tek detajet dhe në këtë rast është se si janë shpenzuar fondet e qytetarëve nga ‘Bisera Antoineta’. Sot do të prezantojmë rastin e parë. Në tetor të vitit 2023, ministrja Bisera Antoaneta realizoi një udhëtim zyrtar në Londër për një periudhë prej 4 ditësh, nga 24.10.2023 deri më 27.10.2023. Përveç shpenzimeve për akomodimin në hotel, në urdhrin e udhëtimit janë bashkangjitur edhe fatura për përfaqësim. Mirëpo, gjatë shqyrtimit të përmbajtjes së faturave për përfaqësim dhe faturave të bashkangjitura nga karta zyrtare VISA, është konstatuar shpenzim i pajustifikuar i fondeve buxhetore në kundërshtim me rregulloret. Bisera Antoaneta ka shpenzuar 714 paundë, ekskluzivisht për nevoja personale. Në dyqanin Gift Galore London ka shpenzuar 89 paundë, duke blerë një top futbolli ‘City Football’ dhe një arushë pelushi ‘Paddington Bear’, të dyja të paguara me kartën zyrtare VISA”, zbulon Lefkov.