VMRO akuzon LSDM për nepotizëm

Zëdhënësi i LSDM dhe deputet i kësaj partie, Kostandin Kostadinov ka punësuar nënën e tij Fanija Kostadinova në Regjistrin Qendror në Strumicë, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Nëna e Kostadinovit është punësuar referente me arsim të mesëm, ka shkruar edhe portali Netpress. Për punësimin e saj ishte shpallur konkurs dhe se sipas shpalljes rroga e saj shkon mbi 25 mijë denarë.

Nga Regjistri Qendror kanë bërë të ditur se është realizuar ky punësim në përputhje me konkursin e shpallur dhe se gjithçka ka qenë në bazë të ligjit dhe se janë plotësuar kushtet e nevojshme.

Marketing