VMRO-ASH-Alternativa: “Koalicioni i padëshiruar” apo “Koalicioni i tradhtisë ndaj shqiptarëve”

Me të zyrtarizuar koalicionin mes tre partive VMRO-ALEANCA dhe ALTERNATIVA nuk kanë të ndalur fyerjet e përkrahësve të tyre nëpër rrjetet sociale,ë veçanti fyerjet e përkrahësve të Ziadin Selës, informon opinionshqip.live

Marketing

Shumica e votuesve shqiptar ndjehen të tradhtuar nga ky koalicion i cili nuk u prit mirë nga ana e tyre për shkak të kaluarës së hidhur që tani më të gjithë e dimë, përkatësisht ngjarja e 27 Prillit ku u la thuajse i vdekur Ziadin Sela dhe duke mos e harruar atë natë shumica e qytetarëve nuk e falin këtë hap të gabuar të Selës.

Simpatizantët e Alternativës nuk e kanë mirëpritur këtë koalicion i cili po cilësohet si “Koalicioni i tradhtisë”. Me ardhjen e këtij koalicioni para qytetarëve është përfolur shumë edhe e kaluara e përgjakur ku më herët VMRO është quajtur edhe si parti huligane nga vetë krerët e dy partive opozitare shqiptare.

E ardhmja e dy partive duket se është në rrezik dhe po përflitet për një shkëputje të AlternAtivA-s nga ky koalicion për tu bërë pjesë e Qeverisë.

Nga burime brenda partisë së Gashit mësohet se nisur zëri i kundërshtimit duke mos lejuar që të shkojë edhe më tej kjo marrëzi e cila i është servuar qytetarëve dhe votuesve shqiptar.

Fundosja veçse ka filluar dhe këtë po e bëjnë me duart e tyre dy kryetarët e partive shqiptare në opozitë AAA dhe ASH. Votuesit janë të frustruar nga këto veprime qesharake dhe të pamatura për arritjen e koalicionit me VMRO-DPMNE-në antishqiptare.

Burimi: opinionshqip.live