VMRO: Bashkëshorti i pakurorëzuar i Carovskës ka fituar tenderë me vlerë të milionave

VMRO-DPMNE akuzon që Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, nuk ka deklaruar të gjithë pasurinë e saj dhe se bashkëshorti i saj pakurorëzuar ka fituar tendera në vlerë të milionave.

Marketing

“Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, fsheh një pjesë të pasurisë, sipas fakteve të zbuluara nga mediumet. Carovska, siç raportohet, jeton me bashkëshortin e saj të pakurorëzuar, Goran Georgiev, kurse në listën e saj të pronës ajo nuk e ka raportuar pronën e të njëjtit. Në listën e pronave të Carovskës është deklaruar pasuria e saj personale, pasuria e prindërve të saj dhe e vëllait të saj, por nuk është paraqitur prona e bashkëshortit të saj të pakurorëzuar”, akuzoi VMRO-DPMNE.

Nga VMRO thonë që sipas rregullave ligjore, gjegjësisht nenit 13 të Ligjit për Familjen, lidhja ose bashkëjetesa mes një gruaje dhe një burri e cila nuk është e bazuar në dispozitat e Ligjit për Familje por që ka zgjatur më së paku një vit është e barabartë me bashkësinë martesore në aspektin e mbështetjes së ndërsjellë dhe pasurinë së fituar gjatë kohëzgjatjes së asaj bashkësie.

“Sipas informacioneve, Crovska është në një bashkësi jashtëmartesore me Georgievin, me të cilën ajo ka edhe një fëmijë, kjo bashkësi sipas ligjeve maqedonase, është e barabartë me bashkësinë martesore kur është fjala për prona dhe të drejta të tjera të fituara bashkërisht. Burri i pakurorëzuar i Carovskës, Georgiev, është fitues i shumëfishtë i tenderëve me vlerë të milionave nga institucionet e menaxhuara nga LSDM-ja.”, thonë nga VMRO-ja.