VMRO-DPMNE-ja opozitare ka kritikuar buxhetin për vitin 2020. Nga kjo parti thonë se pushteti, vitin e ardhshëm planifikon të shpenzoj 3.9 miliardë euro për projekte populiste, ndërsa asnjë denarë më shumë për investime kapitale. Madje, nga opozita thonë se nuk ka para as për kapacitetet e reja energjetike dhe të paralajmëruarat Çebren dhe Galishtë.
“Zaevi, gjeti para për gjithçka por jo edhe për investimet kapitale dhe objekte të tjera infrastrukturore që krijojnë vlera të përhershme. Ndarja e 380 milionë eurove për investime kapitale kur buxheti është projektuar në 3.9 miliardë euro është qesharak. Nuk ka para as për kapacitetet e reja energjetike, asgjë nga të paralajmëruarat Çebren dhe Galishtë…Jo vetëm që shkurtojnë nga investimet kapitale, Zoran Zaev po i gënjen edhe pensionistët. Fillimisht, tre vite radhazi ua shkurtoi pensionin me nga 600 denarë që kishin rritje që tashmë t’ju premtoj 700 denarë. Zaev i dëmtoi pensionistët për 1800 denarë deri më tani, para të cilat do ti kishin nëse Zaevi nuk do të ishte në Qeveri”-tha Nikolla Micevski, VMRO DPMNE.