VMRO: Censura është turp për secilin shtet

Partia opozitare, VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se gazetarët që shkruajnë për krimet skandaloze të Zoran Zaevit dhe kartelit rreth tij nuk janë të kotë.
Nga kjo parti thonë se ata janë zëri i qytetarëve dhe nuk duhet të nënshtrohen ndaj trysnive dhe kërcënimeve të kriminelit të amnistuar.

Marketing

“Censura është trup për secilin shtet. Tashmë është e qartë që në Maqedoni sundon regjimi totalitar kriminal”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.

Nga kjo parti shprehen se Suedia e vërtetoi se në Maqedoni, Zaev kryen ndjekje politike dhe se rasti i 27 prillit është edhe një montim gjyqësor i Zoran Zaevit.
Suedia, thonë nga VMRO-DPMNE, refuzoi të ekstradojë njërin e të akuzuarve për 27 prillin me arsyen se në vepër nuk ka elemente për terrorizëm.

“Kjo e bën Maqedoninë të vetmin shtet në Evropën demokratike që në shekullin e 21-të ende ka të burgosur politik, që vuajnë burg vetëm për shkak të qëndrimeve politike”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase.
Ata shtojnë se një funksionar i lartë i pushtetit vërtetoi dje se Zoran Zaev ndikon në gjyqësi dhe se Zoran Zaev e hoqi shtetin e së drejtës.

Marketing