VMRO: Dënimet për ‘27 Prillin’, dëshmi e frikës në LSDM!

211 vjet burg që u shqiptua për rastin e montuar politik të 27 prillit, dëshmuan se në Maqedoni tashmë është varrosur ligji dhe drejtësia, thonë nga VMRO-DPMNE.

Marketing

“Persekutimit politik në Maqedoni tashmë ka arritur kulmin. Nga dita në ditë veç po rritet numri i viktimave si rezultat i “zaevizmit”, në fakt persekutimi politik dhe torturimin i qeverisë ndaj kundërshtarëve të saj politikë”, thuhet në kumtesën me shkrim të VMRO-së.