VMRO-DPMNE deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzim penal për më shumë se 200 persona, nënkryetarë, anëtarë dhe zëvendës të tyre të këshillave zgjedhorë në Strugë, Qendra Zhupë, Kërçovë, Zhelinë, Bogovinë dhe Saraj, me dyshim të themeluar se në referendumin e kaluar mbi 50.000 vota , janë keqpërdorur gjatë referendumit, por edhe për shkak të mbushjes së ashpër të kutive.
“Të respektuar, nga këtu është edhe nevoja për ndërrim të prokurorit republikan publik Lubomir Joveski, që është domosdoshmëri për shkak të punës së tij profesionale dhe jo të ndërgjegjshme, respektivisht mospunë, me çka bën keqpërdorim të detyrës zyrtare. Dhe për këtë do të përgjigjet”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNE thonë se prokurori republikan publik, Joveski duhet të largohet për shkak të demokracisë në Republikën e Maqedonisë.