Partia opozitare VMRO, gjatë ditës së djeshme ka reaguar në lidhje me postimin e sekretarin shtetëror në Ministrin e Kulturës Valmir Aziri. Nga atje thonë se në vend dënim për dhunën nga ana e Arbër Ademit nga LSDM dhe BDI, dje përsëri shohim kërcënime nga funksionar të lartë shtetëror të pushtetit.
“Dje sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri publikisht porositi se do të thyenin eshtra të deputetëve. Përsëri heshtje nga ana e këtij pushteti. Nuk ka ndëshkim për funksionarin shtetëror, as paralajmërim për shkarkim nga funksioni dhe as distancim”, thonë nga VMRO.