VMRO-DPMNE a po bisedon me ndonjë parti shqiptare për koalicionim?!

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski tha se janë në bisedime me një pjesë të partive të afërta që aktualisht janë në koalicion me LSDM-në. Ndërsa ai nuk përmendi bisedime me partitë shqiptare.

Marketing

“Bisedojmë me më shumë subjekte politike, ato që janë pjesë e koalicionit ‘Për ripërtëritje të Maqedonisë’ tani më e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koalicion. Në këtë periudhë do ta shohim mënyrën e bashkëpunimit në të ardhmen. Ka edhe parti të tjera, të cilat duan të bashkëpunojnë.

Një pjesë e tyre janë edhe nga mesi i tryezës katër palësh të shtabit të LSDM-së, me Nikollovskin, Lupçen, Zaevin dhe Llukarevskën. Bisedojmë edhe me ta, kjo është politika”, deklaroi Hristian Miskoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së. Nga kjo parti kanë lënë mundësinë e hapur për koalicionime paszgjedhore