Pesë vite pushtet I LSDM-së, 123 funksionarë të emëruar në pozita shtetërore fshehin prona me vlerë 30 milionë euro. I posedojmë të gjithë detajet. Akuza vjen nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilëve afera “Pronat Sekrete” dëshmon se si pushteti funksionon jashtë ligjeve dhe se këto prona janë sekrete dhe të paevidentuar nga Komisioni Antikorrupsion. Opozita maqedonase shtron pyetjen se përse ekziston Komisioni Antikorrupsion nëse 123 funksionarë fshehin pronat e tyre.
“Japim afat prej 24 orëve që institucionet vetë t`i publikojnë këto emra, në të kundërtën nga nesër do t`I publikojmë veç e veç bashkë me pronat që fshehin. Pas publikimit do të kërkojmë edhe kontrollin e origjinës së pronës, për shkak se prona është sekrete për arsye të caktuara dhe e njëjta mund të jetë e jashtëligjshme”, deklaroi Brane Petrushevski- deputet i VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se kanë bërë një analizë të thellë dhe se kanë të gjithë me emër e mbiemër. Në afat prej 24 orëve do të nisin t`i publikojnë të dhënat e sakta me emra e mbiemra./K