Pas takimit të së premetes të kreut të Alternativës, Afrim Gashi me kryemisnitrin Zoran Zaev, VMRO-DPMNE e ka ftuar partinë Alternativa që të mos bëhet pjesë e qeverisë aktuale. Sipas kësaj partie, Altenativa duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve.
“Nëse Alternativa mendon se duhet të jetë pjesë e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe gjithë asaj që ata mbajnë si bagazh pas vetes, krim, korrupsion dhe varfëri atëherë vërtetë na vjen keq. Alternativa ka dy opsione, njëri është ta dëgjojnë zërin e qytetarëve të cilët në këto zgjedhje lokale zëshëm ju kundërvunë politikave të LSDM-së dhe BDI-së ose të shkojë pas garës për pozita dhe të shkrihet në mjedisin kriminel të Zaevit” – tha Marija Mitev nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së pushteti aktualisht po mbahet në bazë të një deputeti të kidnapuar të cilit po i dështon arsyetimi për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në. Sa i përket dorëheqjes së Zoran Zaevit, kjo sipas VMRO-DPMNE-së nuk nënkupton largim të zaevizmit, pasi Zaev dëshiron të largohet duke vendosur piunët e tij që do ti implementojnë politikat e tij, të cilat po e fundosin shetin që aktualisht përballet me krizë ekonomike, energjetike, shëndetësore dhe inflacion.