VMRO-DPMNE: Boki 13 ka zhvatur me ndihmë të Qeverisë, por Ruskoska dëshiron ta fshehë këtë

VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes komunikatës së sotme për media kanë hedhur akuza mbi Prokurorinë Publike në krye me Villma Ruskoskën, për të cilën thonë se ajo për katër muaj me radhë po mbronë kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing

Siç thonë nga VMRO, Zoran Zaev është koka e oktapodit i cili po shkatërron gjithçka para vetes. Siç shtojnë më tej, institucionet janë të shtypura dhe në shërbim të krimit të Zaev dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Dëshmia më e mirë për këtë është veprimi i Prokurorisë Publike këto katër muajt e fundit pasi Villma Ruskoska i ka të gjitha dëshmitë për zhvatjen në projektin e Zaev dhe mbrojtësin e tij Boki Trediçi dhe persona të ndryshëm sikurse Kiki, Friki dhe Sheki”, thonë nga VMRO.

Nga kjo parti thonë se Zoran Zaev përmes Kostadinovit po përpiqet që me gënjeshtra sikurse VMRO-ja ka shpikur Boki 13 dhe funksionarë të VMRO-së e kanë pranuar në zyrat e tyre dhe janë fotografuar me të dhe e kanë mbështetur në qëllimet e tij për zhvatje, transmeton Zhurnal.

“Zoran Zaev i shtypur deri në mur nga të gjitha dëshmitë, përmes megafonit të tij Kostadinov vazhdimisht përpiqet të largojë mizën nga kapela, me gënjeshtra të paturpshme se VMRO ka shpikur Boki 13shin dhe funksionarë të VMRO-së e kanë pranuar në kabinetet e tyre, janë fotografuar me të dhe e kanë mbështetur për zhvatjet e tij. Ende më tragjike është ajo që Prokuroria Publike ka hyrë në filmat e tij dhe katër muaj po përpiqet të injorojë të gjitha shenjat të cilat çojnë tek Zaev. Katër muaj Prokuroria Ruskoska po i bindë qytetarët se Boki ka zhvatur pa ndihmë të qeverisë”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se me gënjeshtra të tilla degradohet dhe devalvohet sistemi i institucioneve, dhe rrënohet besimi i qytetarëve në to, ndërsa anëtarësimi në BE është e paaritshme.