Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thonë se nëse kryeministri Zaev do të pranonte më herët, siç thonë ata paaftësitë, atëherë dëmet ndaj Maqedonisë do të ishin më të vogla. Ata thonë se ka ardhur koha për reforma dhe për politikanë që do ta ndërtojnë të ardhmen e Maqedonisë me projekte dhe politika në interes të qytetarëve.
“Janë të numëruara ditët e Zoran Zaevit. Po shihet fundi i bandës kriminale në krye me të amnistuarin Zaev. Përfundon koha e tenderëve dhe granteve kriminal zhvatjeve, trysnisë politike, padrejtësisë, mosndëshkimi i krimit. Vjen koha kur politikanët nuk do të jenë sinonim i premtimeve të rreme dhe pritjeve të parealizueshme. Është koha për politikanë të ndershëm”- thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së