Për ngrirjen e pronave të VMRO-DPMNE-së sot para Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka reaguar zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski i cili tha se për atë, gjyqësia është e vendosur në kontroll dhe është ulur në nivelin e kriminelit të falur Zoran Zaev.
“Kjo nuk është një gjykatë, kjo është një shesh lojërash dhe një vend për përmbushjen e dëshirave të Zaevit. Ai po urdhëron gjykime, ai i parashikon gjykimet, ai vetë e reformoi derisa ishte ulur në ulësen e të akuzuarve për marrje ryshfeti, diçka që e shikoj e gjithë shteti”, theksoi Stoilkovski.
Siç tha ai, Këshilli Penal konfirmoi vendimin e Gjykatës për të ngrirë të gjithë pasurinë e partisë së VMRO-DPMNE-së dhe shtoi se partia po përgatit një ankesë në gjykatën e Strasburgut për të drejtën e shoqërisë dhe të drejtën e pronësisë.