Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE në një kumtesë për media thonë se BDI po tenton që t’i fsheh krimet e tyre dhe të LSDM-së. Nga VMRO-DPMNE e quajnë dramë veprimin e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese.
“Drama e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese është drejtuar së bashku me LSDM-në dhe me sa duket është organizuar nga politikanë të përfshirë në vepra kriminale. BDI dhe LSDM kanë frikë se do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha krimet dhe tradhtitë që kanë bërë, ndaj organizojnë protestë para Gjykatës Kushtetuese, që të mos përfundojnë në gjykatë tjetër. BDI dhe LSDM duke e ditur se asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën, po fshihen dhe po mbjellin mjegull përmes protestës”, thonë nga VMRO-DPMNE.