Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit. Për shkak të paaftësisë të këtij pushteti, i udhëhequr nga i amnistuari Zaev, ekonomia e Maqedonisë është në rënie të vazhdueshme. Qeveria e Zaev është e interesuar vetëm për tenderë kriminalë, grande dhe subvencione që përfundojnë te xhepat e ushtarëve partiakë të LSDM-së, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Sipas OBRM-PDUKM-së, borxhi publik është rritur për 500 milionë euro për vetëm dy vite qeverisje të LSDM.
“Kjo nënkupton se Zaevi për dy vite çdo familje katër anëtarëshe e futi në borxh për 100 euro”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Partia citon se realizimi i projekteve kapitale është i dobët ndërsa vitin e kaluar realizimi i investimeve kapitale kapi fundin dheb ishte në nivelin më të ulët historik.
Nga VMRO-DPMNE-ja shtojnë se ekonomia e Maqedonisë është e fundit në rajon, ndërsa rritja ekonomike për vitin 2017 dhe 2018 në kohën e qeverisjes së Zaevit në Maqedoni është 2.05 për qind.
“Eksporti në janar shënon rënie prej 1.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar. Shqetësuese është rënia prej 12.6 për qind në IT industrinë që ka të bëjë me politikat e Zoran Zaev dhe rritjen e tatimeve ndaj shtetit”, citohet në njoftimin e kësaj partie.
Sipas VMRO-DPMNE-së nëse duam që të kemi një vend të fortë ekonomikisht dhe me prespektivë, Zoran Zaevi duhet që të largohet nga pushteti.