Zoran Zaev personalisht është fajtor për krimin, korrupsionin dhe varfërinë që po i ndodh Republikës së Maqedonisë.
Zaev përmes teatrit për gjoja fshesën manipulon me qytetarët.
Zaev është në dijeni se nuk ka realizuar asgjë që u ka premtuar qytetarëve dhe se po shkon në opozitë të thellë. Pikërisht për këtë edhe i shkarkoi të gjithë të cilët mund të jenë oponentë në LSDM.
Shkarkimi nga funksionet partiake nuk i zgjidh problemet e përditshme të qytetarëve. Qytetarët janë të pakënaqur nga pushteti, e jo nga njerëzit të cilët kryejnë funksione partiake në LSDM.
Urgjentisht është e nevojshme përgjegjësi. Është e nevojshme dorëheqje kolektive e tërë qeverisë, në krye me Zoran Zaevin.