Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “E turpshme është marrëdhënia e Qeverisë në problemit më të madh të qytetarëve, ndotja e ajrit. E turpshme është nga fakti që Qeveria e injoron ndotjen enorme të ajrit, problem që në vit merr mijëra jetë njerëzish”.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është vendi i parë me ajër më të ndotur në Evropë ndërsa në raportin e Organizatës Botërore për Shëndetësi thuhet se në Maqedoni më shumë se një mijë veta në vit janë viktimë direkte e ndotjes së ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni. “Thuajse dy vite, Qeveria si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor e injoron këtë problem. Qeveria nuk ka zgjidhje, edhe pse më parë gënjente se ka plan detal se si ta zgjidh problemin e ndotjes së ajrit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Ata shtojnë se ky nuk është problem që qeveria duhet të mbledh poenë politik dhe se kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve nuk ka vend për bërje politikë. VMRO-DPMNE i bën Qeverisë t’i pranojë masat urgjente që i propozon kjo parti/
“Qytetarët janë viktima direkte të paaftësisë së Qeverisë. Viktima direkte të grimcave të ajrit të ndotur që janë në Maqedoninë. Grimcat që marrin mijëra jetë. Nuk ka problem në botë që nuk mund të zgjidhet, nëse nuk ka vullnet dhe dije. Qeveria deri tani asnjëherë nuk ka pasur vullnet as dije se si ta zgjidh këtë problem”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së duke shtuar se Qeveria duhet të ikë.