VMRO DPMNE është fabrikë për lajme të rrejshme, propagandë dhe ofendime

Krijimi i përditshëm i lajmeve të rrejshme të përcjellura me ofendime janë niveli më i ulët në të cilin ka rënë VMRO DPMNE nga themelimi i saj e deri më sot.

Marketing

VMRO DPMNE-ja e sotme është e panjohur dhe e zhvlerësuar nga ana e udhëheqësisë aktuale që e lëshoi “nën ujë” të gjithë udhëheqësinë e saj të mëparshme dhe po merret me nënçmimin e të tjerëve përmes propagandës Gebeliane.

Për këtë shkak Nikolla Gruevski ka rejting 4 herë më të madh se Hristijan Mickoski dhe më shumë se 1/3 e votuesve të VMRO DPMNE-së nuk e përkrahin Mickoskin, por e llogarisin ende Gruevskin si lider të tyre.

VMRO DPMNE duhet të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet personale drejtuar Zëvendës kryetarin e parë të Qeverisë, z. Artan Grubi.

Në shtojcë po ju dërgojmë dëshmi për çmimin e atleteve për të cilat, paramendoni, u mblodh Komiteti Ekzekutiv i VMRO DPMNE-së dhe solli vendim strategjik të krijojë edhe një lajm të rremë me urdhër të kryetarit të tyre në koleksionin e tij të përditshëm.