VMRO-DPMNE: Filipçe me keqpërdorime milionëshe në tenderin për respiratorë (Video)

VMRO-DPMNE ka akuzuar ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, për, siç thanë, keqpërdorime milionëshe gjatë procedurës tenderuese për respiratorë.

Marketing

Naum Stoilkovski nga kjo parti deklaroi se në thirrjen që është shpallur për blerje të respiratorëve janë paraqitur 9 kompani, nga të cilat dy janë përzgjedhur në mënyrë të dyshimtë.

Nga VMRO pyesin se përse Ministria e Shëndetësisë nuk ndërmori procedurë për të sanksionuar dy kompanitë të cilat fillimisht nënshkruan kontratë për realizim të këtij tenderi e më pastaj u tërhoqën.

“Në mënyrë të dyshimtë janë përzgjedhur dy nga 9 kompanitë e paraqitura në tender. Pas arsyetimit të Filipçes, 7 kompani u deklasuan për shkak se u prononcuan se nuk arrijnë dot të ofrojnë respiratorët brenda afatit të caktuar 30 ditor. Sipas vendimit, dy kompanitë u obliguan ta realizojnë tenderin. “Soniks” ishte obliguar të ofrojë një respirator për 24,839 euro dhe gjashtë respiratorë për 149.034 euro. Kompania e dytë “Vinora” është dashur që aparatet për frymëmarrje t’i sigurojë për 30 ditë, nga të cilat njëri aparat ka kushtuar 25 mijë euro. Pas kësaj, Filipçe u lavdërua me këtë tender, kurse në fund njoftoi opinionin për anulim të tenderit. Qartë shihet se bëhet fjalë për çështje të dakorduar paraprakisht.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Marketing