VMRO-DPMNE: Gjyqësia dhe Prokuroria nuk punojnë konform ligjit, por sipas diktatit

I gjithë procesi lidhur me ndodhitë e 27 prillit është i montuar dhe i motivuar politikisht. Aktvendimet janë drakonike dhe të porositura nga personalitete si Zaev dhe Pendarovski të cilët dëshpërimin e vet e shërojnë me hakmarrje ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe dhe nuk pajtohen me politikat e tyre antishtetërore.

Marketing

Gykata në mënyrë kundërligjore i ka caktuar edhe paraburgimet ndaj të akuzarve në rastin e 27 prillit. Precedent juridik i kornizave botërore është të caktohet paraburgim, gjatë vlefshmërisë së garancisë.

Gjykata ka vepruar në kundërshtim me nenin 144, paragrafi 2 të LPP e cila thotë se gjykata mund të caktojë dy masa, vetëm në rast të caktimit të paraburgimit. Ligji është i qartë, paraburgimi për Mitko Çavkovin dhe pesonat e tjerë ndaj të cilëve më parë është caktuar masë e sigurisë, garancia është joligjore.

Gjyqësia -Kacarska dhe Prokurioria- Ruskovska i kryejnë porositë e Zaevit dhe përmes gjyqësisë ushtron persekutim politik ndaj kundërshtarëve.

Procedura kundër dhjetë pjesëtarëve maqedonas të forcave të sigurisë dhe patriotë është i paargumentuar dhe pa dëshmi. Në aktvendimin e lexuar nga Ruskovska nuk ka pasur elemente të veprës penale terrorizëm, as edhe dëshmi për lidhshmëri të veprës dhe të akuzuarve. Aktvendimi është pamflet i pastër politik i kumtesave të LSDM-së.

Gjyqësia- Kacarska dhe Prokuroria- Ruskovska nuk punojnë konform ligjit, punojnë sipas diktatit. Joligjshmëria patjetër të ndalojë, prandaj nevojitet fitore mbi LSDM-në në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë të mundura me fitoren e Gordana Siljanovska- Davkova në zgjedhjet presidenciale.

Qendra për komunikim pranë VMRO-DPMNE-së.

Marketing