Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska, para Kuvendit i la si dhuratë një fshesë kryeministrit Zaev, dhe i dërgoi porosi që të mos mendohet dhe të fillojë të fshijë duke filluar nga Pavle Bogoevski përshkak siç tha ajo, skandalit nga përgjimi i publikuar ku dëgjohet zëri i tij lidhur me drogë.
“Bogoevski e pranoi se ilegalisht ka blerë substanca narkotike dhe ka thyer ligjin. Siç dëgjuam nga inçizimi, Bogoevski ka blerë kokainë, dhe pyesim nëse ai ka legjitimitet si deputet të vendosë në emër të popullit. Bogoevski duhet të përgjigjet prej ku po blenë, nëse e ka rishitur drogën dhe sa kohë është përdorues i narko-substancave.
Nëse është i pastër, që mbrëmë është dashur t’i bëhet test për drogë. Thërrasim institucionet përkatëse dhe PTHP-në të ngritë procedurë dhe të mbyllë rastin, ndërsa Zaev menjëherë të kapet për fshese. Nëse nuk ka, ja ne do i’a dhurojmë një të tillë para Kuvendit”, deklaroi Stojanovska.
Ndryshe, inçizimi u publikua nga një profil i emëruar “Ilija Gromovnik”, e ku dëgjohet zëri i deputetit. Pas publikimit të këtij inçizimi, Bogoevski personalisht shkroi në FB duke sqaruar se nuk po porositë kokainë, por vaj nga kanabisi.
Pasuan shumë reagime në opinion dhe nga shumica po kërkohet dorëheqje.